Back To Top

Privatësisë

Albania Lab respekton privatësisë tuaj

Lexoni politikën e privatësisë

1. KUSH ËSHTË KONTROLLUESI I TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE?

ALBANIA LAB Sh.P.K. (“Albania Lab”), me zyrën e saj të regjistruar tek Rruga Sulejman Delvina, Qendra Olimpia, Kati 1 – TIRANA, me NIPT: M01511021O, nën zotërim të përfaqësuesit ligjor Z. Massimiliano Stumpo, adresa email info@albanialab.al, është “Kontrolluesi i të Dhënave”.

2. ÇFARË TË DHËNASH PËRPUNON ALBANIA LAB?

Albania Lab përpunon të dhënat personale të përdoruesve të shërbimeve të komunikimit të saj elektronik, ku përfshihet emri, mbiemri, adresa, numri i telefonit, numri i celularit, adresa email dhe çfarëdo lloj e dhëne tjetër kontakti (“Të Dhënat Personale”).

3. RRETH PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE

Albania Lab përpunon të Dhënat Personale të vendosura nga përdoruesit në formën e duhur me qëllim që të ofrojë një shërbim me cilësinë më të mirë për klientët e saj dhe t’u përgjigjet më së miri kërkesave të tyre. Këto të dhëna i japin Albania Lab mundësinë të përmirësojë më tej shërbimet e saj dhe të ofrojë informacione sipas kërkesave të përdoruesve, si p.sh. përmes SMS, MMS, email, marketingut me anë të telefonit, etj.

  • Të dhënat personale që Albania Lab mbledh nga klientët e saj përdoren gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe në përputhje me ligjin.
  • Të dhënat personale përpunohen vetëm për periudhën kohore lidhur me qëllimet specifike për të cilat këto të dhëna janë mbledhur nga Albania Lab.
  • Të gjitha metodat e mbledhjes së të dhënave personale (p.sh. format e aplikimit të klientëve) do të kenë bashkëngjitur informacion të plotë sqarues mbi qëllimin e mbledhjes, qoftë edhe nëse ai është dytësor dhe jo lehtësisht i kuptueshëm nga ana juaj (p.sh. nëse mbledhja e të dhënave personale është për qëllim marketingu, atëherë kjo do t’ju bëhet e qartë dhe do t’ju jepet mundësia për të refuzuar ofrimin e të dhënave).

Ruajtja e të Dhënave

Të dhënat personale do të ruhen për gjithë kohën e nevojshme në përputhje me qëllimin kryesor të mbledhjes së tyre.

  • Periudha e ruajtjes së të dhënave do të jetë në përputhje të plotë me strukturën ligjore në fuqi.
  • Në disa raste, disa nga të dhënat që në parim nuk ruhen nga Albania Lab, mund të ruhen për shkak rrethanash të veçanta, p.sh., hetim gjyqësor.
  • Të dhënat e formës së kontaktit të klientëve ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për të ofruar garantimin e shërbimitt. Të dhënat e trafikut ruhen për t’u përdorur nga prokuroria dhe gjykatat në çështjet penale, sipas legjislacionit në fjalë.

Shpërndarja e të dhënave personale tek palët e treta

Shpërndarja e të dhënave personale tek palët e treta bëhet vetëm nëse këto palë janë agjentë të Albania Lab ose nën shërbimin e Albania Lab dhe nëse ato veprojnë në përputhje me udhëzimet tona. Albania Lab nuk i’a transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta, përveç nëse ju keni dhënë pëlqimin tuaj për këtë çështje. Nëse i keni dhënë një pale të tretë pëlqimin tuaj në mënyrë që Albania Lab t’i transmetojë ato, atëherë Albania Lab nuk është përgjegjës për sigurimin/transferimin e këtyre të dhënave.

4. SI MUND TË MERRNI AKSES NË INFORMACIONIN TUAJ

Në zbatim të Ligjit Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ju keni të drejtë të kërkoni informacion mbi të dhënat tuaja personale të përpunuara nga Albania Lab dhe ne do t’ju përgjigjemi brenda një afati prej 30 ditësh. Kërkesa duhet të dërgohet me shkrim në adresën e mëposhtme: info@albanialab.al.
Në kërkesë duhet të përmendni emrin, adresën dhe numrin tuaj të celularit. Albania Lab do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të identifikuar identitetin tuaj përpara se të nxjerrë një kopje të informacionit.

5. RRETH KORRIGJIMIT DHE FSHIRJES SË TË DHËNAVE PERSONALE

Për korrigjimin/fshirjen e të dhënave tuaja personale, ju lutemi na kontaktoni me shkrim tek adresa e mëposhtme: info@albanialab.al.Albania Lab në zbatimi të Ligjit Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” në përgjigje të kërkesës tuaj, është ligjërisht e detyruar të marrë masa për korrigjimin ose fshirjen e mundshme të të dhënave tuaja personale, brenda 30 ditëve. Një kopje e një dokumenti të vlefshëm identifikimi mund të jetë e nevojshme bashkangjitur kërkesës me shkrim.

6. MASAT E SIGURISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE

Albania Lab, është e vetëdijshme për rëndësinë dhe ndjeshmërinë e të dhënave personale, dhe ne respektojmë me përpikëri masat e sigurisë të parashikuara në Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Ne e bëjmë përmes përdorimit të teknikave të përparuara dhe moderne për ruajtjen e bazave të të dhënave dhe sistemeve tona kompjuterike. Gjithashtu, Albania Lab kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet nën masa të rrepta sigurie, në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
Sidoqoftë, faqja e Albania Lab mund të ketë link të ndonjë faqeje tjetër interneti. Albania Lab nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre faqeve dhe ju këshillon të lexoni deklaratat e privatësisë në këto faqe. Kushte, të cilat në këto faqe mund të ndryshojnë nga ato të Albania Lab.

7. KENI PYETJE DHE SUGJERIME? MOS HEZITONI TË NA KONTAKTONI!

Me anë të shpjegimeve të mësipërme, Albania Lab shpreson t’ju ketë informuar saktësisht dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj në funksion të shërbimeve të ofruara nga Albania Lab.
Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa, ose sugjerime rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:
info@albanialab.al.

8. TË TJERA

Kjo rregullore duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të kësaj faqeje dhe Kushtet e Përgjithshme që aplikon Albania Lab për klientët e saj. Albania Lab rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë rregullore në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.