Back To Top
Image Alt

Dizajn i faqes ueb dhe editim i përmbajtjes

Dizajn i faqes web dhe editim i përmbajtjes

Albania Lab ndihmon kompanitë të krijojnë strategji të përparuara të SEO, duke u përqëndruar në krijimin e përmbajtjeve origjinale dhe cilësore, të dizenjuara për të arritur pozicionet e para në motorët e kërkimit.

Klienti është gjithmonë në kontakt të drejtpërdrejtë me ekipin tonë të copywriter, duke kontrolluar proçesin e realizimit të teksteve në kohë reale, duke krijuar kështu sinergjinë e duhur për të bërë zgjidhje editoriale të adaptueshme dhe të personalizuara.

Nga ana tjetër, ekspertët tanë të dizajnit studiojnë paraqitjet grafike më të mira për t’ju ofruar një identitet të fortë, duke siguruar kështu përdorueshmërinë maksimale dhe të menjëhershme të përmbajtjes. Në këtë formë krijoni një përvojë unike të përdoruesit, ku do mund ta përfshini plotësisht në dizajnin dhe arkitekturën e informacioneve që do përcillni.

ÇFARË BËJMË NE?

DIZAJN UX dhe UI

Kurojmë në detaje eksperiencën vizuale dhe praktike të navigimit për t’u siguruar përdoruesve një faqe interneti të përdorshme dhe të këndshme.

COPYWRITING

Krijojmë përmbajtje, skeda produktesh dhe artikujsh duke aplikuar strategjinë më të mirë SEO në përputhje me tendencat aktuale.

SHËRBIME EDITORIALE

Ofrojmë shërbime dhe zgjidhje profesionale për zhvillimin e produkteve editoriale dixhitale.

SEO MULTILINGUAL

Përkthejmë faqen tuaj në gjuhë të shumta dhe optimizojmë përmbajtjen bazuar në faktorët gjeografikë, kulturorë dhe semantikë.

NA KONTAKTONI.

Na shkruaj për të mësuar më shumë!