Back To Top
Image Alt

Biznesi dhe IT

Biznesi dhe IT

Biznesi dhe IT përbën kombinimin fitues për kompanitë që dinë të rinovohen dhe të parashikojnë kohën e ndryshimeve teknologjike. Teknologjia e informacionit është nyja lidhëse e gjithë proçeseve të biznesit duke përfaqësuar kështu pikën e fortë për të rritur përfitimet.

Albania Lab ofron shërbime profesionale, duke ndihmuar kompanitë të menaxhojnë proçeset kritike dhe t’i mbajnë ato nën kontroll. Nga sistemet ERP për menaxhimin financiar, në sistemet CRM për menaxhimin e kontakteve dhe forcës së shitjes; nga zgjidhjet e softuerëve për menaxhimin e marrëdhënieve online me partnerë të ndryshëm, deri tek e-learning dhe trajnimet edhe në distancë.

ÇFARË BËJMË NE?

TRANSFORMIM DIXHITAL

Mbështesim kompanitë në transformimin e proçeseve, aftësive dhe modeleve të biznesit në mënyrë që të përfitojnë nga mundësitë e reja dixhitale.

MENAXHIM I SHËRBIMEVE IT

Ofrojmë konsulencë dhe zgjidhje të specializuara për menaxhimin e sistemeve, proçeseve dhe shërbimeve të IT.

INTELIGJENCË BIZNESI

Analizojmë të dhënat dhe informacionet për të parashikuar tendencat e tregjeve dhe për të përmirësuar performancën e biznesit tuaj.

KONSULTIM CRM

Ofrojmë shërbime konsulence dhe zhvillimi CRM për të optimizuar aktivitetet e marketingut, e shitjeve dhe asistencës së klientëve në terma afatgjatë.

NA KONTAKTONI.

Na shkruaj për të mësuar më shumë!